Maqedoni: Sot vazhdon gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit

36

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtjes, sot në Gjykatën themelore publike në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për organizuesit e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Në seancën e sotme janë thirr disa dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja e Spiro Ristovskit.

Ngjarja ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktkauzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”