14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPo filmonte bombardimet në Kiev/ Vritet gazetarja ruse

Po filmonte bombardimet në Kiev/ Vritet gazetarja ruse

Një gazetare ruse e cila po raportonte nga Kievi, ka mbetur e vrarë gjatë sulmeve ditën e sotme.

Sipas BBC, Oksana Baulina po filmonte disa sulme me raketa në zonën e Podolsk në Kiev.

Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Baulina ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments