28.6 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmePërplasjet mes Antikorrupsionit dhe Këshillit Gjyqësor/ Milloshovski: Përgjegjësia individuale të nis nga...

Përplasjet mes Antikorrupsionit dhe Këshillit Gjyqësor/ Milloshovski: Përgjegjësia individuale të nis nga Çoçorova

Përplasja e ditëve të fundit mes Komisionit për Antikorrupsion dhe Këshilllit Gjyqësorë u riaktualizua përsëri sot në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ku u shqyrtua raportit i Antikorrupsionit për vitin 2023. Deputeti Antonio Milloshovski tha se veprimet e fundit të Këshillit Gjyqësorë nuk i shërbejnë aspak qëllimit për rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë . Milloshovski tha Këshilli Gjyqësorë po mbron Akadamine për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, pavarësisht vendimeve gjyqësore për shkelje të Kodit Zgjedhor. Deputeti I VMRO-së, apeloi që vënia përa përgjegjësisë individuale të nisë nga Tanja Çoçorova Ilievska, anëtare e Këshillit Gjyqësorë, sipaas tij individ me profil partiak, rrugët e së cilës shpesh kryqësohen me Lidhjen Socialdemokrate.

“Konsiderojë se ata që vlerësojnë se nuk duhet të ketë përgjegjësi kolektive, por individuale e kanë tashmë një emër dhe mbiemër, zonja Tanja Çoçorova Ilievska. Ky është emër dhe mbiemër që duhet të mbajë përgjegjësi individuale për mosveprim në bazë të inciativës së Komisionit Antikorrupsion. Zonja Tanja Çoçorova Ilievska ishte kryetare e Komisionit ligjor të LSDM-së në kohë kur kryetar partie Ishte Zoran Zaev. Konsideroj se nuk kemi të bëjmë me eksperte, por me figurë me profil partiak” – tha Antoni Milloshkovski- VMRO-DPMNE.

Deputetja e LSDM-së, Sonja Mirakoska gjatë seancës së sotme tha se shpreson se VMRO nuk do të luftojë korrupsionin duke e fshehur atë poshte tapetit.

“Unë shpresoj se në të ardhmen do të bëni maksimumin që të zhduket korrupsioni, vetëm se shpresoj për një gjë se raporti nuk do të jetë më I mirë vetëm sepse dikush do të përpirët përsëri të “ ngulfasë” Komisionin për Antikorrupsion.Shpresoj se VMRO nuk do të funksionojë në të njëjtën mënyrë siç ka funskionuar 11 vjet dhe të fsheh korrupsionin poshte tapetit” – tha Sonja Mirakoska, LSDM.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska tha se në raportin e tyre janë prezantuar rreziqe seriozë në sistemin e drejtësisë.

“Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në bazë të kompetencave, gjatë vitit 2023 zbatoi vlerësim të rrezikut nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë., për të cilin edhe prezantoi raport në qershor të vitit 2023. Aty identifikohen rreziqe serioze në sistemin e drejtësisë. Analiza jep ekzaminim gjithpërfshirës të rreziqeve të përditshme nga korrupsioni, të cilat shpesh kalojnë pa vënë re” – tha Tatjana Dimitrovska -Kryetarja e Antikorrupsionit.

Kryetarja e Komisionit kërkoi që të bëhet azhurim I të dhënave nga të gjitha Institucionet, pasi sipas saj në të kundër kjo paraqet pengesë në efikasitetin e këtij Komisioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments