9.4 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiPër shkak të faturave të larta të energjisë , Austria do të...

Për shkak të faturave të larta të energjisë , Austria do të jepë paket-ndihmë 150 euro për të gjitha familjet dhe 300 euro për më të rrezikuarit.

Qeveria austriake ka njoftuar një paketë ndihme për qytetarët e prekur nga rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë, duke u bashkuar me një sërë vendesh evropiane që përpiqen të zbusin ndikimin në buxhetet e familjeve.

Pothuajse të gjitha familjet në Austri do të marrin një ndihmë financiare një herë prej 150 euro, tha kancelari Carl Nehammer.

Afërsisht 750 mijë qytetarë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e personave veçanërisht vulnerabël, do të marrin dyfishin e shumës.

Gjithashtu, shteti ka vendosur që këtë vit të pezullojë shumën e përgjithshme për energjinë e gjelbër, e cila do t’i kursejë çdo familjeje rreth 100 euro dhe ndërmarrjes mesatare tregtare rreth 67,000 euro, tha qeveria.

Paketa e ndihmës prej 1.7 miliardë euro synon parandalimin e krizave, tha ministri i financave Magnus Bruner.

Në Austri, si në shumë vende të tjera, çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Në dhjetor, kostot e energjisë ishin 24 për qind më të larta se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Nafta për ngrohje është rritur me 44% dhe benzina me 31%, kujtojnë agjencitë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments