Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot deklaroi se për Qeverinë nuk përbën problem futja e bashkësisë bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21. Mariçiq tha se këtë e mundëson koncepti i Kushtetutës sonë, ndërkaq nuk mohoi edhe përfshirjen e bashkësive tjera etnike në Kushtetutë.
Në lidhje me: Paralajmërohet takim Kovaçevski-Mickoski! A do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese?
“Qeveria jonë disa herë publikisht theksoi se për shkak të konceptit tonë për Kushtetutën, të përcaktuar në 2001 me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, nuk kemi problem që t’i shkruajmë në Kushtetutën tonë edhe bashkësitë tjera që deri më tani nuk janë përfshirë, siç përmendi edhe eurodeputeti, edhe bashkësinë kroate, malazeze, edhe bashkësinë bullgare”, tha mes tjerash Mariçiq.