9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPentagoni s’do të lejojë flamuj të komunitetit LGBTQ në bazat ushtarake

Pentagoni s’do të lejojë flamuj të komunitetit LGBTQ në bazat ushtarake

Pentagoni ka njoftuar se s’do të lejojë që në bazat ushtarake të Amerikës të valëvitet flamuri i komunitetit LGBTQ në qershor, duke e vazhduar politikën e vendosur nga ish-presidenti, Donald Trump, që e pati kufizuar llojin e flamujve që mund të valëviten nëpër baza.

Pak ditë para njoftimit, presidenti aktual, Joe Biden, u shpreh se rreth 1500 të punësuar në agjencitë federale e identifikojnë veten si homoseksualë, duke shënuar fillimin e muajit të krenarisë që festohet nga komuniteti LGBTQ.

Në korrik të 2020-s, Pentagoni kishte vendosur që vetëm flamuj ushtarakë do të lejoheshin në këto baza. “S’do të ketë përjashtim as këtë muaj për flamujt e krenarisë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ai ka shtuar se vendimi u bë me qëllimin që të mos hapet rruga për kërkesa të tjera për ndryshime të rregullit të vendosur në korrik.

Një hulumtim i 2015-s, kishte gjetur se 5.8 për qind e pjesëtarëve të shërbimit ushtarak amerikanë e identifikon veten si pjesë e këtij komuniteti.

Në ditën e parë të punës, Bideni pati nënshkruar një urdhër ekzekutiv që të mbrohen njerëzit e këtij komuniteti nën të gjitha ligjet federale.

https://www.botasot.info/amerika-bota/1600259/pentagoni-sdo-te-lejoje-flamuj-te-komunitetit-lgbtq-ne-bazat-ushtarake/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments