9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaS’e lë të kyçet në Facebook, Trump i përgjigjet Zuckerberg: S’do ketë...

S’e lë të kyçet në Facebook, Trump i përgjigjet Zuckerberg: S’do ketë më darka me ty dhe gruan tënde

Facebook ka pezulluar llogaritë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe Instagram për dy vjet.

Llogaria e Trump në Facebook do të rikthehet përpara zgjedhjeve presidenciale 2024, njofton Klan Kosova.

Por, Trump që shpreson se do të jetë sërish banor i Shtëpisë së Bardhë pas këti viti, e paralajmëroi për diçka themeluesin e Facebook, Marc Zuckerberg.

“Herën tjetër kur të jem në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë më darka me Mark Zuckerberg dhe gruan e tij. Ato do të bëhen vetëm kur ai të kërkojë dhe kjo do të jetë e gjitha biznes”.

Pas kthimit, Facebook ka paralajmëruar se prapë do të jetë nën sanksione të rrepta për çdo shkelje eventuale.

Llogaria e Trump u pezullua për një kohë të pacaktuar nga të dy rrjetet në janar pas postimeve që ai bëri në trazirat e Kongresit të SHBA-së, por muajin e kaluar Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook kritikoi dënimin hapur, duke thënë se veprimet e Trump ishin “një shkelje e rëndë e rregullave tona”.

Ndërsa Trump në një deklaratë të lëshuar nga komiteti i tij i veprimit politik “Save America”, Trump u përgjigj duke e quajtur fyerje.

“Vendimi i Facebook është një fyerje për të cilët votuan për ne”.
Ndalimi i Trump ishte në fuqi që nga data e pezullimit fillestar më 7 janar, tha nënkryetari i Facebook për çështjet globale Nick Clegg në një postim.

“Duke pasë parasysh rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Trump, ne besojmë se veprimet e tij përbënin një shkelje të rëndë të rregullave tona që meritojnë dënimin më të lartë që është në dispozicion”.

“Nëse përcaktojmë se ekziston ende një rrezik serioz për sigurinë publike, ne do të zgjasim kufizimin për një periudhë të caktuar kohe dhe do të vazhdojmë të rivlerësojmë derisa ai rrezik të tërhiqet”.

Përveç Facebook, i cili ka mbi dy miliardë përdorues në muaj, Trump gjithashtu është ndaluar nga Tëitter, YouTube, Snapchat, Twitch dhe platforma të tjera të mediave sociale gjatë trazirave të janarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments