Pendarovski zhvilloi bisedë telefonike me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg

27

Presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një bisedë telefonike të realizuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, premtoi që vendi do të vazhdojë të marrë pjesë në misionet e ardhshme të NATO-s,

“Presidenti Pendarovski ka shprehur falënderim për mbështetjen që vendi ka marrë nga NATO në procesin e certifikimit të personave zyrtarë në shtet, për të cilët kërkohet certifikatë e sigurisë nga NATO”, raportojnë nga presidenca.

Raportohet që në bisedën telefonike të realizuar ndërmjet Pendarovskit dhe Stoltenbergit, presidenti ka shprehur mirënjohje për kontributin e NATO-s në ballafaqimin me pasojat e pandemisë. Presidenca njoftoi që temë e diskutimit ishte edhe dokumenti NATO 2030, dokument që përcakton të ardhmen e Aleancës.REL