10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmePDIU: Rama, Veliaj dhe mafia e betonit po shuajnë trashëgiminë kulturore të...

PDIU: Rama, Veliaj dhe mafia e betonit po shuajnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas prishjes së godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Përmes jë deklarate pë shtyp, PDIU shprehet se mafia e Qeverisë, Bashkisë dhe e betonit po shuajnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, duke shtuar se pasi shkatërruan Teatrin Kombëtar, fshehën tërësisht Kullën e Sahatit, shembën Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Prokurorisë të veprojë menjërë para se të jetë tepër vonë dhe memoria jonë historike të humbasë përgjithmonë.

Deklarata e plotë

Në një kohë që situata e pandemisë vijon të keq menaxhohet dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, dyshja Rama-Veliaj dhe mafia e tyre e betonit po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Pasi shkatërruan Teatrin Kombëtar, fshehën tërësisht Kullën e Sahatit, shembën Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, mafia e Qeverisë dhe e Bashkisë ka nisur të ndërtojë ngjitur Mozaikut të Tiranës, njërës prej zonave më të pasura arkeologjike të kryeqytetit.

Por nuk është vetëm qendra historike e Tiranës që rrezikon zhbërjen. Këtë sjellje barbare ndaj trashëgimisë në vend e ka dënuar sot World Heritage Watch, një rrjet i përbërë nga 180 organizata që lobojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Me preteksin e rehabilitimit të infrastrukturës apo hapësirave publike, në Gjirokastër po ndërtohet një ByPass pa kurrfarë vlerësimi për ndikimin kulturor e mjedisor që mund të ketë në qytet.

Për shkak të kësaj babëzie Gjirokastra rrezikon të humbë statusin e qytetit të mbrojtur nga UNESCO, çka do të ishte një goditje e rëndë ndaj trashëgimisë sonë kulturore dhe zhvillimit të turizmit në vend.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Prokurorisë të veprojë menjërë para se të jetë tepër vonë dhe memoria jonë historike të humbasë përgjithmonë.

https://27.al/pdiu-rama-veliaj-dhe-mafia-e-betonit-po-shuajne-trashegimine-kulturore-te-shqiperise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments