8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePDIU / Përgëzon kryeministrin Albin Kurti dhe shumicën parlamentare të Kosovës për...

PDIU / Përgëzon kryeministrin Albin Kurti dhe shumicën parlamentare të Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përgëzon kryeministrin Albin Kurti dhe shumicën parlamentare të Kosovës për formimin e qeverisë së re. Subjektet politike të Kosovës demonstruan nivel të lartë maturie e demokracie si gjatë mbarëvajtjes së zgjedhjeve të fundit, ashtu edhe gjatë procesit tranzitor të ndryshimit të qeverive. Ne urojmë që kjo pjekuri të reflektohet në unifikimin e qëndrimeve për sfidat dhe vendimet e mëdha që Qeverisë së re të Kosovës do t’i duhet të ndërmarrë. Ne besojmë që Qeveria Kurti do të jetë qeveri e rikthimit të besimit dhe shpresës, përmes ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe prosperitetit kombëtar. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt, të dyja qeveritë e reja, e Kosovës dhe e Shqipërisë, të mund të ndërtojmë bashkëpunim më të ngushtë në shërbim të shqiptarëve në të dy anët e kufirit. #NënNjëFlamur

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments