16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePasaportat më të fuqishme në botë, i Maqedonisë në vendin e 31-të

Pasaportat më të fuqishme në botë, i Maqedonisë në vendin e 31-të

Dokumenti i udhëtimit i vendit është ranguar në vendin e 31-të në listën e Indeksit global të pasaportave më të fuqishme të “Arton Kapital” për vitin 2021, përpunuar në bazë të asaj se në sa shtete mund të udhëtohet me të pa vizë.

Sipas këtij klasifikimi, i cili përfshin 193 shtete dhe gjashtë territore dhe ka të bëjë me tremujorin e parë të vitit 2021, me pasaportën e Maqedonisë së Veriut lirisht mund të udhëtohet në 108 vende të botës, prej të cilave në 66 pa viza.

Në krye të listës është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilën lirshëm mund të udhëtohet në 152 shtete, prej të cilave në 98 pa viza, në 54 me viza gjatë arritjes, ndërsa në 46 vende me sigurim paraprak të vizës.

I dyti në listë është dokumenti i udhëtimit i Zelandës së Re me mundësi për udhëtim të lirshëm në 146 shtete, prej të cilave pa viza në 98 vende. Vendin e tretë e ndajnë Gjermania, Finlanda, Austria, Luksemburgu, Spanja, Italia Zvicra, Australia dhe Koreja e Jugut, shtetasit e të cilave mund të udhëtojnë në 144 shtete.

Në listë, në nivel global për arritje të vlerësimit më të lartë për mobilitet, vendin e katërt e ndajnë Suedia. Holanda, Danimarka, Belgjika, Portugalia dhe Irlanda me mundësi udhëtimi në 143 vende, ndërsa vendin e pestë e ndajnë Franca, Malta, Çekia, Greqia, Polonia. Hungaria, Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja, me pasaporta të të cilave mund të udhëtohet në 142 vende.

Maqedoni e Veriut e ndan vendin e 31-të me Trinidad dhe Tobagon. Nga vendet në rajon, më mirë e ranguar është Greqia, në vendin e pestë (hyrje në 142 shtete/në 104 pa vizë), para Sllovenisë në vendin e gjashtë të ndarë (hyrje në 141 vende/pa vizë në 103). Pason Kroacia në vendin e nëntë me hyrje në 137 vende dhe regjim pa viza me 99 vende, në vendin e dhjetë me hyrje në 136 shtete janë Rumania (regjim pa viza me 99 vende) dhe Bullgaria (regjim pa viza me 97 vende), ndërsa Serbia është në vendin e 29-të me hyrje në 111 shtete dhe regjim pa viza në 71 shtete.

Pas nesh në rang listë janë Mali i Zi (i 37-ti me hyrje në 102 shtete, regjim pa viza me 62 vende), Bosnja e Hercegovina (në vendin e 38-të me hyrje në 101 shtete, regjim pa viza me 62 shtete), Shqipëria (e 39-ta me hyrje në 100 shtete/regjim pa viza me 60 vende) dhe Kosova (në vendin e 81-të me hyrje në 48 vende/regjim pa viza në 14 vende).

E fundit në listë është pasaporta e Afganistanit me të cilin mund të udhëtohet pa vizë vetëm në katër shtete, ndërsa viza afganëve u nevojitet për hyrje në 166 shtete.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments