3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTeuta Arifi: Ushqim falas do të ketë për nxënësit nga klasa e...

Teuta Arifi: Ushqim falas do të ketë për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe kandidate për mandat të ri nga radhët e BDI-së sot në takime me qytetarët e prezantoi ofertën  të cilën vetëqeverisja lokale e ofron për shërbimet sociale ndaj popullatës. Programi i saj për katër vitet e ardhshme parashikon më shumë risi në të cilat është edhe ushqimi falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

“Në lidhje me katër vitet e ardhshme kemi disa risi, i pari dhe shumë i rëndësishëm se ushqimi dhe të ushqyerit për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën do të jetë nën kosto të komunës dhe buxhetit të shkollave. Ne tashmë i kemi stabilizuar të gjitha shkollat dhe sipas parashikimeve tona mund  të lejojmë ushqimi i fëmijëve nga klasa e parë deri në të pestën  të mos jetë vetëm në kosto të familjeve por të jetë në koston tonë”, deklaroi Teuta Arifi.

Programet tjera sociale janë në lidhje me fëmijët me autizëm.

“Parashikojmë disa pika në qytet,  ku do të mund të ketë  produkte bazë për familjet në vështirësi. Për to do të ketë kartë sociale dhe ata mund t’i shfrytëzojnë këto shërbime dhe do të mund të shfrytëzojnë transport falas të qytetit dhe të kenë mbështetje në lidhje me shkollimin nëse kanë fëmijë të moshës shkollore. Një pjesë tjetër e rëndësishme është adaptimi i infrastrukturës sona për të gjithë bashkëqytetarët tanë me nevoja të veçanta dhe në tërësi të krijojmë  një shoqëri të ndjeshme dhe humane sociale”, tha kryetarja e komunës së Tetovës,Teuta Arifi.

Ajo potencoi se gjatë katër viteve janë realizuar disa projekte si mbështetje për fëmijët me pengesa përmes asistentëve  arsimor në 10 shkolla fillore, e cila do të vazhdohet edhe më tutje. 

Faleminderit Teuta Arifi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments