Oda Ekonomike paralajmëron rritje enorme të çmimeve

43

Ushqimi në tre muajt e ardhshëm pritet të shtrenjtohet prej 40 deri 50%. Nëse shteti nuk merr masa urgjente, qytetarët duhet të presin goditje të çmimeve- njoftojnë nga Oda ekonomike. Do të ketë rritje të produkteve të drithit, miellit, bukës, mishit të freskët, produkteve të mishit, qumështit dhe bulmetit, por edhe të produkteve tjera elementare.

Pritet shtrenjtimi i produkteve të jetë prej 40 deri 50%, këtu duhet të përmendet edhe çmimi i ri i energjensëve. Është koha për takim urgjent me zv.kryeministrin e Qeverisë për çështje ekonomike, edhe atë me përbërje të zgjeruar për të gjetur zgjidhje për zbutjen e pasojave nga goditja e çmimeve me lëndët e para në këtë sektor – tha Vasko Ristovski- Oda Ekonomike.

Për momentin, çmimet e produkteve elementare ushqimore janë më të larta prej 5 deri 10%. Nga Oda thonë se vazhdimisht apelojnë deri te Institucionet për masa në kohë të duhur që të zbutet goditja që pritet, por deri më tani askush nuk i dëgjon apelet e tyre.

Ne për dukurinë e rritjes së çmimeve kemi folur që nga fillimi i vitit. Shtrenjtimi i prodhimeve të mishit pritet të jetë prej 5 deri 10%, ndoshta edhe 15%, siç është nëpër tregjet globale në botë, por mund të shkojë deri në 30-40% nëse shteti dhe Qeveria vazhdon ta injorojë mbështetjen – deklaroi Goce Trajçev- Oda Ekonomike.

Nevojitet të ndryshojë modeli i subvencionimit dhe të ketë investime në teknologji të reja, pasi në të ardhmen ka rrezik që mos të kemi prodhimtari vendore dhe të varemi vetëm nga importi- shtojnë nga Oda ekonomike. Shkak për rritjen e çmimeve është pandemia, ndryshimet klimatike, transporti i shtrenjtë, mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e çmimeve të energjensëve.alsat.m