12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeParisi, kryeqyteti i mbeturinave

Parisi, kryeqyteti i mbeturinave

Qytetarët akuzojnë qeverinë për ndotje masive në të gjithë vendin

Parisi kryeqyteti i dashurisë tanimë është shndërruar në atë të mbeturinave. Ditët e fundit qeset e mëdha me mbeturina kanë pushtuar vendin. Hashtag-u “qeskat e Parisit” u bë virale gjatë Pashkëve, ku shumica e qytetarëve akuzonin organet drejtuese të bashkisë për shkatërrimin e kryeqytetit. Ata u ankuan për mbeturina të pa mbledhura, trotuare të dëmtuara.

Nënkryetari i bashkisë së Parisit Emmanuel Grégoire tha se mbajtja e qytetit të pastër kishte qenë gjithmonë një problem. 

Gregoire është shprehur se fushata e mediave sociale ishte një shpërfytyrim i realitetit dhe këmbënguli se pastruesit po bënin gjithçka që mundeshin, por theksoi se kryeqyteti francez nuk ndryshonte nga Londra, kryetari i të cilit Sadiq Khan u përball me kritika pikërisht me të njëjtën çështje.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments