11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaParalajmëron Izraeli: Lideri i Hezbollahut të mos të bëjë të njëjtin gabim...

Paralajmëron Izraeli: Lideri i Hezbollahut të mos të bëjë të njëjtin gabim si Hamasi. Jemi gati!

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoaz Galant, teksa ka folur për sulmet me raketa në Izrael, ka paralajmëruar kreun e Hezbollahut të mos bëjë të njëjtin gabim si lideri i Hamasit.

“Ne jemi në mbrojtje në veri dhe po sulmojmë në Rripin e Gazës, ky është prioriteti ynë,” tha Galant.

Gjithashtu ai thekoi se vendi nuk ka asnjë interes të hyjë në luftë, por është gati për çdo përshkallëzim të situatës. Ndërsa theksoi se Forcat Ajrore po qëndrojnë në anën libaneze kundër Hezbollahut.

“Lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, bëri një gabim dhe vulosi fatin e Hamasit dhe fatin e Gazës. Por nëse Nasrallah bën një gabim, ai do të vulosë fatin e Libanit”, shtoi ministri izraelit.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments