4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePaknaqësi në LDK,tre persona të partisë të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Paknaqësi në LDK,tre persona të partisë të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje.

LDK-ja ka shtyrë publikimin e emrave të ministrave, pas pezullimit të dekretit të presidentit për Qeverinë e re.

Për përbërjen e kabinetit, kjo parti do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të merret gjatë këtij muaji.

Ndërsa, burime të KOHA-s kanë bërë të ditur se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të jetë pjesë Qeverisë Hoti, të cilën LDK-ja synon ta formojë me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet, raporton KOHA.

Një gjë të tillë, nuk e ka mohuar, por as pohuar sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për media të shtunën.

Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme të kryesisë pakënaqësi për këtë koalicion kanë shprehur edhe Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Imri Ahmeti.

Por, Abrashi ka thënë se nuk ka pasur përplasje.

Përveç LDK-së, vendimin e Kushtetueses ka thënë se do ta respektojë edhe partneri i mundshëm i saj, AAK-ja.

Masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj dekretit të presidentit për mandatarin Avdullah Hoti, do të zgjasë deri më 29 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments