5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePacienti më i ri, 2 vjeçari me koronavirusi në Maqedoni

Pacienti më i ri, 2 vjeçari me koronavirusi në Maqedoni

Sipas të dhënave të publikuara në web faqen e Institutit të Shëndetit Publik, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dy vjeçar ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçe.

Në raportin e detajuar ditor të Institutit për Shëndet Publik, thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve (23 përqind) janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore .

Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70 përqind të pacientëve e shfaqin këtë simptom. Pastaj vjen temperatura e lartë(65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje të fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%), kurse 41 persona janë pa simptoma.

27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë.

Raporti ditor i Institutit thotë se “vlerësimi i rrezikut të OBSH-së në nivelin global dhe evropian për shpërndarjen e mëtejshme të COVID-19 vlerësohet si shumë i lartë”.

Sipas kategorizimit të rrezikut të OBSH-së, vlerësohet se:

Dibra është në fazën 4 (transmetimi i gjerë i komunitetit).
Shkupi është në fazën 4 (transmetim i gjerë i komunitetit).
Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë në fazën 2 (raste sporadike)

Deri sot pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 22 persona të rinj, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica e tyre janë në moshën 50-59 vjeçe.

Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak.

Nga këta 22 persona, 15 tashmë kanë pasur kontakte me një person tashmë të infektuar./Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments