Një pjesë e barnave të sekuestruara në aksionin kundër kontrabandës ishte destinuar për tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa tjetër për tregjet e vendeve fqinje, deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.Sipas tij, hetimi është zhvilluar mbi bazën e veprimeve të mëparshme operative dhe provave të siguruara nga telefonat celularë të sekuestruar, të cilat kanë çuar në zbulimin e grupit të dyshuar kriminal.
Procedurë është ngritur ndaj tetë personave, ndërsa hetimi përfshin dyshime për kontrabandë, mashtrim doganor, ryshfet dhe pastrim parash.
Toshkovski tha se aksioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike dhe se hetimet për rastin vazhdojnë.
