Studentët shqiptarë vazhdojnë të mbeten të palëkundur dhe nuk janë të gatshëm që të pranojnë zgjidhjen që ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka paralajmëruar për provimin e jurisprudencës. Studentët thonë se nuk do të pranojnë asnjë kompromis që, sipas tyre, nuk garanton të drejta të barabarta. Në emisionin “Gjurmët” në Alsat deklaruan se nuk do të tërhiqen derisa të marrin një zgjidhje të qartë dhe të plotë.
“Ne nuk e lejmë me kaq, qoftë nëse marrim një përgjigje negative, qoftë nëse marrin një përgjigje siç e thamë gjysmake, gjysmë shqip gjysmë maqedonisht, çështja nul lihet në mes të rrugës.” Tha Hava Nasufi, Studente.“Do e shohim se çfarë do të propozojë ministri, do e shqyrtojmë, do e bisedojmë. Nëse ka zgjidhje konkrete do e pranojmë, nëse nuk ka nuk e pranojmë.” Deklaroi Jon Selimi, Student.
Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, thekson se zgjidhja do të prezantohet në një takim institucional me shoqatat studentore. Sipas tij, aty do të shpjegohen të gjitha detajet dhe mënyra praktike e zbatimit. Shton se propozimi parasheh që provimi të mund të zhvillohet në gjuhën shqipe, turke dhe angleze.
Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë : Në pjesën e parë të tetorit do të organizoj takim institucional me përfaqësues të asociacioneve studentore, me dekanët e fakulteteve juridike, për prezantimin e zgjidhjes dhe për sqarimin konkret si dhe për demonstrimin praktik të zgjidhjes. Gjatë kësaj periudhe janë 5 kërkesa të parashtruara nga 5 asociacione studentore. Pra krahas gjuhës maqedonase dhe në gjuhën shqipe, në gjuhën turke dhe në gjuhën angleze. Në këtë drejtim janë me rëndësi edhe standardet ndërkombëtare dhe standardet evropiane, respektimi i tyre është shumë më rëndësi lidhur me këtë qasje gjithëpërfshirëse. ”
Nëse kërkesat e tyre nuk adresohen me një zgjidhje që e konsiderojnë të pranueshme dhe adekuate, studentët thonë se nuk do të dorëzohen, pasi ato bazohen vetëm ne veprime konkrete dhe jo në premtime boshe./Alsat.mk
