9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeOsmani: Pesëmbëdhjetë rastet e reja në Tetovë janë shenjë se akoma duhet...

Osmani: Pesëmbëdhjetë rastet e reja në Tetovë janë shenjë se akoma duhet kujdes

15 teste pozitive të reja sot në Tetovë, ishin shkak për koordinimin urgjent të përfaqësuesve të Qeverisë dhe institucioneve shëndetësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si koordintator kryesor i shtabeve të krizës të njësiteve të vetëqeverisjes lokale për mbrojtje nga Kovid 19 theksoi se janë 11 të sapoinfektuar dhe katër persona të cilët për herë të dytë janë pozitivë në test.

“Në  përgjithësi folëm se situata është nën kontroll mirëpo ka disa dobësi në disa pika të zinxhirit të kujdesit, duke filluar një herë nga nevoja për kujdes më të madh nga qytetarët në respektimin dhe mënyrën e mbajtjes së mjeteve mbrojtëse, në ruajtjen e distancës fizike dhe higjienës personale, por gjithashtu edhe në komunikimin me mjekët amë, rolin e mjekëve amë në identifikimin e hershëm, rolin e ndihmës së shpejtë, dhe pastaj të gjitha aspekteve të tjera për të cilat sot bëmë një plan të ri, të cilin do ta prezantojmë në Shtabin Qendror. Unë mendoj që tani është koha kur duhet një kujdes edhe më i madh nga njerëzit, për shkak se fakti që po kthehet pande(MEDIAL) gjithandej në vend dhe në bazë të gjitha parametrave, mund rrejshëm të na jep një vetëbesim, i cili pastaj mund të na rikthen në një situatë të re”, theksoi Osmani.

Prandaj, shtoi ai, në kushte të këtilla, në kushte kur kemi një situatë në Tetovë të kemi brenda një dite 11 raste, të reja kjo kërkon që qytetarët edhe një herë të jenë të vëmendshëm në implementimin e të gjitha rekomandimeve individuale që i kanë, por edhe ne, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që sistemi të jetë funksional për t’i identifikuar të gjitha klasterët dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për t’i shëruar ata. 

Osmani për spitalin e Tetovës tha se spitali i kishte të gjitha kushtet e nevojshme që eventualisht të trajtojë gjithçka që është e nevojshme. “Qendra për Shëndet Publik po bën punën e vetë, ndërsa ne do të duhet të vazhdojmë të jemi të koordinuar me qëllim që ta parandalojmë më të keqen”, tha ai.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani porositi se edhe pse ka numër më të madh të personave të infektuar në rajonin e Tetovës, nuk ka vend për panik për shkak të incidencës së ulët.

“Lidhur me qytetet e tjera incidenca është më e madhe në Kumanovë me 281 dhe Dibër 183 pastaj pason Velesi dhe Prilepi. Mbi 50 e kemi incidencën në Shkup, Strugë, Shtip dhe Koçan. Në Tetovë akoma nuk është me incidencë të lartë që është informacion i mirë. Lakorja po shkon paralelisht dhe në mënyrë lineare në Tetovë”, tha Arsllani.

Sipas tij të gjitha resurset të cilat janë vënë në dispozicion për ballafaqim me sëmundjen funksionojnë dhe janë dëshmi për këtë janë numrat si tregues. shk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments