28.6 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmeBotaOrban: Do të mbështes kryeministrin holandez për kreun e NATO-s, por me...

Orban: Do të mbështes kryeministrin holandez për kreun e NATO-s, por me këto kushte

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se mund të mbështesë kryeministrin në largim holandez, Mark Rutte për postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nëse plotësohen disa kushte.

Rutte duhet të kërkojë falje për “vërejtjet fyese” që bëri për Hungarinë, tha Orban për portalin e financuar nga qeveria hungareze, Mandiner.

Ai gjithashtu duhet të pajtohet që “Hungaria nuk duhet të marrë pjesë në asnjë mision ushtarak të NATO-s të drejtuar kundër Rusisë në Ukrainë”. Hungaria është anëtare e NATO-s që nga viti 1999.

Ndryshe, mandati i Sekretarit të Përgjithshëm aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg, mbaron në muajin tetor. Për të zgjedhur një pasardhës kërkohet konsensusi i Aleancës së 32 vendeve.

Aktualisht, të gjitha vendet anëtare, përveç Rumanisë dhe Hungarisë, mbështesin Rutte.

Rumania ka kandidatin e saj për postin e lartë të NATO-s, presidentin Klaus Iohannis.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments