Opozita shqiptare vazhdon bllokimin, bart amandamentet me karrocë (VIDEO)

36

Mijëra amandamente dorëzohen përditë nga deputetët e Opozitës Shqiptare, të cilët duken të vendosur që të vazhdojnë bllokimin e punës së Kuvendit deri sa të arrihet qëëlimi i tyre. Ky qëllim, sipas tyre, është zhbllokimi i propozim ligjit për shtetësi, të cilin e kanë propozuar Koalicioni ASH-AAA, ndërsa është bllokuar nga partitë maqedonase.

Edhe sot, ashtu si në javën e kaluar, deputetët opozitar vazhduan me përgatitjen e amandamenteve për çdo ligj që propozohet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Përveç Afrim Gashit dhe Ziadin Selës, dy kryetarëve të koalicionit opozitar, të pranishëm në Zyrën e Grupit Parlamentar të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ishin të gjithë deputetët, të ndihmuar nga asistentët e tyre, përcjel in7.

Kamera e in7, ishte sot në Zyrën e Grupit Parlamentar të ASH-AAA nga ku ka marrë pamjet që mund t’i shikoni më poshtë. Siç shihet në video, për të bartur amandamentet nga zyra e tyre deri tek zyra e pranimit në administratën e Kuvendit, deputetëve të Aleancës dhe Alternativës iu desh të përdorin një karrocë që përdoret nga shërbimet e Kuvendit për të bartur mallra të ndryshme.