10.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeOpozita shqiptare reagon ndaj zvarritjes së procesit për hapjen e kufijve pa...

Opozita shqiptare reagon ndaj zvarritjes së procesit për hapjen e kufijve pa kushte

Në vend se të lavdërohen ne rrjetet sociale, funksionarët e BDI-së të angazhohen që vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të miratohet sa më shpejtë. Ky është reagimi i koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, pasi Qeveria vazhdon të zvarris hapjen e kufijve. Ata bëjnë thirrje për hapje urgjente të kufijve.

Fatkeqësisht eksponentët e BDI-së për çdo ditë e hapin atë kufi nëpër rrejtët e tyre sociale, por është koha që përfundimisht atë ta bëjnë në Qeveri. Ne si koalicion ASH dhe AAA bëjmë thirrje edhe një herë që ky kufi të hapet sa më shpejtë sepse kjo godet rëndë në ekonominë e dy vendeve aq më tepër rreth kohës së pandemisë ku ndihet vonesa e zhvillimit ekonomik – deklaroi Flakron Bexheti, Koaliconi ASH – AAA.

Nga Lëvizja BESA e cila është pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare me LSDM-në, thonë se duhet të respektohen vendimet e institucioneve shëndetësore.

Nëse janë arsye që vijnë nga institucionet shëndetësore, nga rekomandimet që i japin institucionet shëndetësore që bazohen në të dhëna konkrete shkencore atëherë duhet ti marrin parasysh, nëse ka diçka që mund të jetë politike ose i ndonjë natyre tjetër me siguri se ne si parti që tash jemi pjesë e qeverisjes do të insistojmë që vendet të hapen me vendet fqinje – tha Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.

Edhe pse ditë më parë, u njoftua se Komisioni për Sëmundje Infektive ka dhënë drite jeshile për hapjen e kufijve me fqinjët pa PCR test, zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi se ende po shohin mundësinë se si të gjitha palët, të jenë një vijë dhe vendet e rajonit bashkërisht të hapin kufijtë. Ministri Filipçe tha se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë miratuar iniciativën për hapjen e përnjëhershme të kufijve të rajonit, por janë në pritje të vendimit të Serbisë dhe Bullgarisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments