4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaOBSH sulmon Amerikën: Biden po bën të ‘fortin’ me Kinën

OBSH sulmon Amerikën: Biden po bën të ‘fortin’ me Kinën

Një shkencëtar i misionit te diskutueshëm të OBSH-së që u nis drejt Kinës për të zbuluar fakte të reja mbi pandeminë në Wuhan, ndërmori një sulm të jashtëzakonshëm ndaj inteligjencës amerikane – duke thënë se ajo është ‘gabuar në shumë aspekte’ në lidhje me Covid-19.

Peter Daszak, ekspert shëndetësor britaniko-amerikan i paralajmëroi njerëzit të mos ‘mbështeten shumë’ tek informacionet që dalin nga Shtetet e Bashkuara, por në vend të kësaj, të besojnë’ të dhënat kineze.

Ai po kështu akuzoi Presidentin Joe Biden se po perpiqet të “duket i ashpër me Kinën, pasi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit shtroi pyetjen nëse Pekini ka qenë plotësisht i hapur me hetimin e ekipit të OBSH-së. Uashingtoni nuk e fshehu skepticizmin e tij pasi shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfshirë këtu dhe vetë Daszak, arritën në përfundimin se koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan – siç kanë sugjeruar edhe disa zyrtarë amerikanë – ndërsa mbështetën praktikisht teoritë e Pekinit se virusi mund të ketë mbërritur nga jashtë, ndoshta përmes importeve të mishit të ngrirë.

Por besueshmëria e Daszak është në pikëpyetje pasi u mësua se organizata që ai drejton, Aleanca EcoHealth, prej një dekade ka hedhur para pikërisht në Institutin e kthyer në shënjestrën e teorive të konspiracionit, atë të virologjisë në Wuhan dhe tek kërkuesja numër një e tij, doktoresha Shi Zhengli, e njohur për punën e saj më lakuriqët e natës në Kinë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments