14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajme“Nuk e ftoj Izetin të zhburrërohet”! Mexhiti i reagon Ahmetit dhe i...

“Nuk e ftoj Izetin të zhburrërohet”! Mexhiti i reagon Ahmetit dhe i thotë: Ke filluar ta ndjesh humbjen

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë nënshkrimi të marrëveshjes për koalicion me liderin e Lëvizjes Popullit, Skender Rexhepi është pyetur edhe për liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Ahmeti i pyetur se a ka mundësi që Izet Mexhiti të kthehet në BDI, ahmeti është përgjigjur:

“Tani nuk e ftoj Izetin të zhburrërohet”.

Por ndaj kësaj deklarate të Ahmetit, ka reaguar Mexhiti i cili thotë se këto deklarata vijnë ngaqë i pari i integristëve, ka filluar ta “ndjejë vetë i pari humbjen”.

“Sa më shumë afrohet humbja, aq më shumë do ta shihni duke sharë. E njoh mirë, ai e ndjen vetë i pari humbjen. Tash e dhjetë vite populli nuk voton për të, por në pushtet ka mbetur duke përçarë opozitën. E tash që opozita u bashkua për fitore të sigurtë, në Koalicionin VLEN, atij i mbetet veç të shajë e të qajë.

P.s. kalo mirë me burrat e mëdhenj që i ke përreth”, shkroi Mexhiti]

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments