BallinaLajmeNga tribunat në protestë, “Shvercerat” zbresin për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Nga tribunat në protestë, “Shvercerat” zbresin për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Tifo-grupi KF Shkupi, “Shvercerat”, ka bërë thirrje për mobilizim masiv në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë që do të mbahet të hënën, më 18 maj, në Shkup, për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të drejtës për arsim në gjuhën amtare.

Përmes një reagimi publik, “Shvercerat” kanë theksuar se kur bëhet fjalë për çështje kombëtare, ata gjithmonë do të jenë në mbështetje të kauzave që lidhen me identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

Thirrja e plotë e tifo-grupit Shvercerat:

Kur vjen në pyetje çështja kombëtare, gjithmonë do të jemi aty!

Të hënën, me datë 18.05.2026, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Te Ura e Gurit – Shkup
Ora 16:30

Shvercerat Shkup i bashkohen zërit të studentëve dhe çdo qytetari që beson në arsim cilësor, barazi, dinjitet dhe të drejta të garantuara për të gjithë.

Kjo protestë nuk i takon vetëm studentëve, ajo është zëri i secilit që mbron identitetin, gjuhën dhe të drejtat tona.

Gjuha shqipe nuk negociohet!

SHVERCERAT SHKUP
Gjithmonë në mbështetje të nismave kombëtare!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments