11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNga BFI demantojnë tentimin për shkarkim të Shaqir Fetahut, por shkarkimet e...

Nga BFI demantojnë tentimin për shkarkim të Shaqir Fetahut, por shkarkimet e demantojnë BFI!

lajmi aktiv që qarkullon

Bashkësia Fetare Islame vazhdon të mohojë puçin eventual në këtë institucion fetar, edhe përkundër faktit se në mënyrë të shpejtë vendosi shkarkimin dhe zëvendësimin e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së. Vendimi i prerë nga Shaqir Fetahu ishte në pikë të natës, transmeton televizioni Alsat.

Menjëherë më pas u bënë emërimet e reja. Drejtori i Agjencisë për Sistemin Hallall, Muhamer Veseli u zëvendësua me Driton Dikenën. Pozitën e Jusuf Zimerit në Sektorit për Çështje Fetare-Arsimore në BFI, nga sot e mori Fejzullah Sadiku. As Ibrahim Idrizi nuk është më drejtor i Medresesë “Isa Beu”, vendin e të cilit e zuri Islam Islami. Akoma nuk janë caktuar zëvendësues të Mustafa Dautit – drejtor për komunikim me jashtë e as të Rexhep Ziberit, drejtor i Shoqatës “Ilmie”.

“Besimtarët mysliman nuk duhet të shqetësohen për këto ndryshime kadrovike në Rijaset. Ne po përpiqemi të përzgjedhim kuadro të reja, të cilët do të jenë më bashkëpunues në hierarki dhe nuk bëhet fjalë për asnjë kundërveprim që flitet në opinion të ashtuquajturin puç kundër Reisit Shaqir Fetahu,” thanë nga Bashkësia Fetare Islame.Nga BFI thonë se bëhet fjalë për sistemime të vendeve të punës

Megjithëse komunikuam me disa nga të shkarkuarit, asnjëri nuk ishte në gjendje të fliste para kamerës. Përmes telefonit na mohuan se kanë të bëjnë me dyshime të keqpërdorimeve financiare te paratë e Haxhit apo të certifikimit Hallall.

Jo zyrtarisht, këto dy indicie nuk janë arsyet e vetme që u mor vendimi, derisa Reisi Fetahu detektoi se dikush po i përgatit luhatje të fronit të Bashkësisë Fetare Islame.

Nga ky institucion fetar bëjnë thirrje për qetësi që mos të dëmtohet organizimi i Haxhit as festa e Bajramit. Kujtojmë që kostoja për Haxh nga Maqedonia sivjet është bërë 6.550 euro, më e shtrenjta në rajon, transmetoi të mërkurën televizioni Alsat.

Një ditë pas shkarkimit të ish drejtorit dhe emërimit të drejtorit të ri, Medreseja Isa Beu në Shkup ka falënderuar Ibrahim Idrizin, që deri dje ushtroi pozitën e drejtorit të këtij institucioni.

“Idrizi gjatë këtyre viteve me shumë sukses ka menaxhuar me pesë paralelet, atë në Qendër, të femrave në Shkup, Tetovë dhe Gostivar, si dhe paralelen e djemve në Shtip. Me aftësitë e tij menaxhuese, me mundin dhe përkushtimin, ka arritur që në Medresenë të bëhen investime të mëdha në rregullimin e infrastrukturës, duke bërë që objekti i Medresesë të shkëlqej në formën dhe dukjen e saj, për ta patur zili edhe shumë shkolla të tjera. Ai ka qenë gjatë tërë kësaj kohe shumë insistues dhe këmbëngulës për akreditimin e Medresesë që ajo të futet në sistemin publik të shkollimit në vendin tonë”, thuhet në letrën falënderuese të Medresesë.

Ndryshe, Ibrahim Idrizi ka drejtuar këtë institucion që nga viti 2008. Në vend të tij është emëruar Islam Islami.alsat.mk

====================================

lajmi interaktiv

wwwww.telegrami.mk

Nga BFI edhe pse thonë se bëhet fjalë për sistemime të vendeve të punës. Sistemimet bëhen me Regulloren e brendëshme të sistematizimit të vendeve të punës dhe bëhen në praktikë për VENDE PUNE dhe SISTEMATIZIM TË PËRKOHSHËM ,pra Sistemimi i punëtorëve nëpër vendet e punës bëhet në bazë të LIGJIT TË PUNËS …RREGULLORES SË BRENDËSHME TË PUNËS ….dhe KONTRATËS KOLEKTIVE …POR PASI BFI KA STATUT JURIDIK TË OJQ ….mbase funksionon edhe ashtu ndryshe…LOGJIKA E GJËRAVE thotë ,nuk ka SISTEMATIZIM një muaj para se të përfundojë procesi mësimor,ndrohet DREJTORI pa përfunduar procesi i rregulltë mësimor …Si zakonisht praktika BFI-në e demanton,atëherë paska ndodhur diçka më e madhe …TATARI E MER VESH …Ndryshimet e drejtorëve nëpër shkollat tjera të mesme në RMV ,shkarkimet ose emërimet bëhen gjatë pushimeve verore osë në fillim të shtatorit ,të shtyra nga dorëheqja ose rastet VIS MAJOR ….www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments