3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeNga viti 2019 janë shkarkuar 8 gjykatës! 83 janë në procedurë tha...

Nga viti 2019 janë shkarkuar 8 gjykatës! 83 janë në procedurë tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi

Ende nuk është gati modeli ose metodologjia e Ministrisë së Drejtësisë për pastrimin e shumëpërfolur të gjyqësorit, edhe pse ministri Bojan Mariçiq, kishte premtuar se plani do të jetë gati në muajt e parë të mandatit. Deri në 100 ditëshin e kësaj qeverisjeje kanë mbetur edhe pak, ndërsa sot Mariçiq tha se modeli është në proces të përgatitjes.

 “Në proces është përgatitja e atij modeli ose metodologjie. Ekzistojnë disa aspekte të cilat duhet të kompletohen, megjithatë shumë shpejt planin do ta kemi. Në princip prej kur janë sjell zgjidhjet ligjore nga 2019 është filluar një lloj filtrimi ose pastrimi i gjyqësorit, janë shkarkuar 8 gjykatës, 83 janë në procedurë, por qëllimi është që kjo të bëhet me një proces më të qartë dhe i konkretizuar”, deklaroi Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.

Mariçiq theksoi se vend në gjyqësor do të ketë vetëm për gjykatës të ndershëm, profesionistë dhe të përgjegjshëm. Ai mes tjerash shtoi se ideja është që të ketë dinamikë të rregullt të kontrollit të punës së gjykatësve dhe prokurorëve, e cila në korniza të ligjit ekzistues do të mundësojë transparencë, përgjegjësi dhe etikë në gjyqësor dhe prokurori.

 “Kjo do të thotë të gjithë ata gjykatës dhe prokurorë që janë profesionistë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm të mbetën në gjyqësor dhe të shpërblehen ndërsa ata të cilët nuk punojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshëm ose për të cilët ka dëshmi se me qëllim kanë vjetërsuar lëndë ose edhe për korrupsion potencial do të sigurohemi që për ata të mos ketë vend më në gjyqësor”, tha Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.

Në grupin e punës e cila e ka përgatitur planin për pastrim në gjyqësor kanë marrë pjesë anëtarë dhe udhëheqës të Këshilli të prokurorëve, Këshilli i gjykatësve dhe eksperti i fushës të cilët ende po punojnë mbi planin, njoftoi ministri Mariçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments