11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga 10.000 denarë shpërblim për zjarrfikësit dhe qytetarët të cilët ndihmuan në...

Nga 10.000 denarë shpërblim për zjarrfikësit dhe qytetarët të cilët ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Qeveria ka vendosur të ndajë 10.000 denarë për gjithsej 300 persona, disa prej tyre zjarrfikës dhe disa qytetarë të tjerë që ndihmuan në shuarjen e zjarreve në pyje që kanë përfshirë vendin. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, vendimi për miratimin e mjeteve nga rezervat e Buxhetit për vitin 2021 është sjell në seancën e sotme qeveritare, në propozim të Komisionit për resurse njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Lista e qytetarëve që do të marrin çmimin do të përcaktohet në bashkëpunim me komunat, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrën për menaxhim me kriza.

Në seancën e sotme, e cila u mbajt përmes video -konferencës, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i informoi kolegët e tij nga Qeveria për gjendjen me zjarret në vend. Spasovski, siç thuhet, theksoi se siguria e qytetarëve mbetet prioritet dhe informoi më hollësisht për ndihmën e ofruar nga vendet fqinje dhe mike për shuarjen e zjarreve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria ka vendosur ta obligojë Sekretariatin e Përgjithshëm, në konsultime dhe bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) dhe Qendrën për menaxhim të krizave (QMK), për të siguruar strehim dhe ushqim për ata që vijnë si ndihmë e huaj për të ndihmuar në riparimin e zjarreve.

Në seancën e Qeverisë u konkludua edhe të sigurohen të dhëna për pranimin e ndihmës teknike dhe ndihmës në fuqinë e punës për ripërtëritjen e objekteve të cilat pësuan dëme gjatë zjarreve, të ofruar nga Konfederata zvicerane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments