Sapo u shpallën zgjedhjet e parakohshme lokale për #Bërvenicën, u hodh një ide: një kandidat apartiak, të përkrahej nga të gjitha partitë shqiptare.
Kandidati ishte i fortë, ndërsa sipas prognozave, fitorja do të ishte shumë afër.
Por sapo kjo ide u shtrua në tavolinë, vrapoi #BDI-ja dhe nxori kandidatin e vet. Sot, të njëjtën gjë e bëri edhe #VLEN-i.
A e dini pse?
Me urdhër të VMRO-DPMNE-së!
Nuk ka më garë politike në kampin shqiptar. Nuk ka garë idesh, projektesh apo pune. Ka vetëm një garë: kush do të afrohet më shumë me Mickoskin.
Besoni, në zgjedhjet e ardhshme, partia me rritjen më të madhe te shqiptarët do të jetë VMRO-DPMNE-ja.
Turp në çfarë gjendjeje na keni sjellë!
Nuk e kemi lutur as Titon, as Milloshin. Edhe kur nuk e kemi ditur çfarë është Parlamenti, ka ekzistuar njëfarë krenarie që është ruajtur brez pas brezi — prej odave, deri në fusha e livadhe.
Mund të kemi qenë të varfër. Mund të kemi qenë pa pushtet. Mund të kemi qenë pa zë në institucucionet ku merreshin vendimet.
Por një gjë e kemi ruajtur: krenarinë.
Sot?
Sot, krejt është çështje çmimi.
