BallinaOpinionFurkan Saliu / Jeton Shasivari, sikurse shumica e funksionarëve të VLEN, është...

Furkan Saliu / Jeton Shasivari, sikurse shumica e funksionarëve të VLEN, është vetëm viktima e radhës e Sindromit Mickoski…

Duke e njohur nga paraqitjet e tij publike, sinqerisht mendoj se Shasivari këtë opinion nuk e ka shkruar si jurist, por si politikan.

Ky status nuk është as kundër krerëve të UÇK-së, as kundër UÇK-së. Madje, nuk është fare e rëndësishme se çfarë mendon Shasivari për këtë proces gjyqësor.

Po aq e parëndësishme është edhe këshilla e tij se si duhet të menaxhohet institucionalisht ky proces. Nuk e ka përvojën – është ministër vetëm prej disa muajsh – por, mbi të gjitha, vjen nga një shtet ku prej vitesh kemi problem serioz me funksionimin e drejtësisë.

Problemi këtu është shumë më i thellë.

Është një fenomen që po shfaqet pothuajse te secili funksionar shqiptar, si në pushtetin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Shasivari, sikurse shumica e funksionarëve të #VLEN, është vetëm viktima e radhës e #SindromitMickoski.

Nuk ka rëndësi çfarë mendon. Rëndësi ka çfarë thua. E ajo që thua duhet të jetë në përputhje me politikat e VMRO-DPMNE-së.

Mungesa e një qëndrimi autentik, e një politike dhe platforme të qartë gjatë këtyre viteve në pushtet na solli shumë raste të #SindromitMickoski: Kërçova, Bërvenica, Balanceri…

Dhe kjo është vetëm parapërgatitje për atë që vjen.

Ligji për gjuhët. Badenteri.

Edhe aty do të na thonë se vendosi “drejtësia”.

Madje, këtë herë do të vendosë gjykata më e lartë për çështjet kushtetuese – Gjykata Kushtetuese

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments