BallinaLajmeBDI-Dega Tetovë / DOSJA” E ARSIMTARËVE''.ÇFARË PO PËRGATIT BILALL KASAMI ?!

BDI-Dega Tetovë / DOSJA” E ARSIMTARËVE”.ÇFARË PO PËRGATIT BILALL KASAMI ?!

Në një email zyrtar të Komunës së Tetovës thuhet qartë se, me kërkesë të kryetarit Bilall Kasami, shkollat duhet të dorëzojnë me urgjencë:

emrin dhe mbiemrin

numrin amë

adresën

numrin e telefonit dhe emailin

xhirollogarinë bankare të çdo punonjësi

Por në email nuk jepet asnjë shpjegim.

Përse mblidhen? Mbi çfarë baze ligjore? Kush do të ketë qasje dhe si do të ruhen?

Prandaj lindin disa dyshime serioze:

A po krijohet një bazë paralele e të dhënave nën kontrollin e kryetarit?

A po përgatiten lista për “optimizim”, transferime, selektime apo largime nga puna?

A mund të përdoren numrat e telefonit dhe adresat për profilizim politik, presion apo kontaktim partiak?

Përse kërkohen xhirollogaritë bankare? A planifikohen pagesa ose transferta dhe, nëse po, me çfarë vendimi?

Nuk pretendojmë se keqpërdorimi tashmë ka ndodhur, por grumbullimi në masë i të dhënave personale dhe financiare të arsimtarëve, pa asnjë arsyetim të dhënë, krijon dyshime serioze dhe kërkon hetim institucional.

Bilall Kasami duhet ta publikojë kërkesën e plotë, qëllimin, bazën ligjore dhe listën e personave që do të kenë qasje në këto të dhëna.

Të dhënat personale të arsimtarëve nuk mund të jenë objekt i një kërkese elektronike apo dëshirës së Bilall Kasamit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments