BallinaLajmeFshati Poroj kundër komunës së Tetovës: Uji në Poroj i pijshëm!

Fshati Poroj kundër komunës së Tetovës: Uji në Poroj i pijshëm!

Me qëllim të informimit të drejtë dhe transparent të banorëve të fshatit Poroj, janë realizuar analiza laboratorike private për cilësinë e ujit të pijshëm nga Avuzi dhe Buxhaku.

 Rezultatet laboratorike janë pozitive: të dyja mostrat e ujit rezultojnë se i përmbushin standardet e kërkuara për ujë të pijshëm.
Analizat janë kryer nga Food Lab, laborator i akredituar sipas standardit ndërkombëtar MKC EN ISO/IEC 17025:2018, standard që garanton kompetencën dhe besueshmërinë e laboratorit në kryerjen e analizave.
Ky kontroll është bërë për t’u ofruar banorëve më shumë siguri, transparencë dhe informacion të bazuar në analiza laboratorike për cilësinë e ujit që përdorim.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe besimin tuaj.
Bashkësia Lokale Poroj 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments