11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNesër mbahen protesta, fillohet në Çair e përfundon para Qeverisë

Nesër mbahen protesta, fillohet në Çair e përfundon para Qeverisë

 Nesër kryeqyteti Shkupi do të jetë në funksion me regjim të veçantë të komunikacionit, përshkak protestës së paralajmëruar.

Protesta do të fillojë nga parku i Çairit, ndërsa do të vazhdojë drejt Qeverisë së RMV-së, informon Zhurnal.

Protestat kanë të bëjnë ndaj padrejtësive që u bëhen shqiptarëve, veçanërisht për gjykimet në rastin “Alfa” dhe “Almiri”.

Nga këto arsye, SPB Shkup do të ndërmarë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, ndërsa nga ora 13:30 e deri në përfundim të protestës, të mbyllura për komunikacion do të jenë rrugët “Hristijan Todorovski Karposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov”, “Krste Petkov Misirkov” dhe bulevari “Goce Dellçev”.

SPB Shkup apelon te qytetarët që të respektohen urdhërat që i japin zyrtarët policor.//Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments