15.8 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeNëse qumështi nuk do të blihet me 39 denarë, prodhuesit do të...

Nëse qumështi nuk do të blihet me 39 denarë, prodhuesit do të protestojnë dhe do të bllokojnë rrugë

Në markete qumështi i freskët tashmë ka çmim prej 86 denarë për kilogram, kurse qumështi i përhershëm, varësisht nga përmbajtja e yndyrës, nuk mund të gjendet nën 70 denarë.

Rritje të çmimit të blerjes me 70 për qind kërkojnë prodhuesit e qumështit të cilët vërejnë se pas rritjes së fundit të çmimeve të qumështit në dyqane, produkti i tyre ka një çmim shumë të ulët. Përveç kësaj, ato kanë rritur kostot e prodhimit dhe çmimet më të larta të energjisë që përdorin.

Sipas disa prej tyre, çmimi i blerjes duhet të kalojë nga 23 denarë aktual në 39 denarë për litër.

Me këtë çmim ata thonë se mund të sigurojnë të paktën ushqim për lopët, por nëse kjo nuk ndodh do të detyrohen t’i shesin.

  • Tashmë për të dytin vit jemi pa subvencione. kemi rritur kostot, kurse çmimi i qumështit mbetet i njëjtë. kemi përgjysmuar prodhimin. Nuk e dimë si do ta sigurojë shteti qumështin, sepse ky problem ekziston kudo – thotë një prodhues qumështi.

Ata paralajmërojnë protesta dhe bllokadë rrugësh.

Në markete qumështi i freskët tashmë ka çmim prej 86 denarë për kilogram, kurse qumështi i përhershëm, varësisht nga përmbajtja e yndyrës, nuk mund të gjendet nën 70 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments