10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaEkonomiNëse nuk lirohen kapacitetet e gazsjellësit, Bekteshi paralajmëron se do të kërkohet...

Nëse nuk lirohen kapacitetet e gazsjellësit, Bekteshi paralajmëron se do të kërkohet dëmshpërblim nga Bullgaria

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk pret që ky dimër të jetë më i vështirë se i kaluari në fushën e energjisë, pavarësisht konfliktit të ri në Lindjen e Mesme që shkaktoi rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe vendosjen e tarifës prej 10 eurosh nga ana e Bullgarisë për transportin e një kilovat orë gaz natyror rus përmes tubacionit bullgar. Ai bëri të ditur se do të kërkohet dëmshpërblim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga Bashkimi Europian për vendosjen e taksës nëse nuk lirohen kapacitetet e gazsjellësit, përmes të cilit furnizohemi me gaz nga Bullgaria, sepse Bullgaria ka dorëzuar të gjitha kapacitetet “Gazpromit” rus deri në vitin 2030, me përjashtim të kapaciteteve që u lëshuan vitin e kaluar.Do të bëjnë përpjekje që të lirohen kapacitetet, ne presim vendimet e tyre, në të kundërtën, nëse nuk lirohen, do t’i shfrytëzojmë kapacitetet që i kemi tani dhe gjithsesi se do të kërkojmë dëmshpërblim shtesë se pse, sepse ne kërkojmë vetëm lirim të kapaciteteve, ne nuk përzihemi në politikën e tyre tatimore dhe vendosjen e taksave shtesë. Çdo shtet ka të drejtë për vendosjen e taksave shtesë, por të shantazhosh një shtet tjetër në këtë formë, është e papranushme dhe në kundërshtim me parimet e BE-së”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments