13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajme“Majmun bre – hajde jashtë të pres”: Përplasje në Kuvendin Komunal të...

“Majmun bre – hajde jashtë të pres”: Përplasje në Kuvendin Komunal të Suahrekës.(video)

Selman Kolgeci, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës e Dardan Berisha, asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës, për pak sa nuk janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, në Kuvendit Komunal të Suharekës.

Mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Suharekës, nuk shkoi sipas plan-programit të kryesuesit të kuvendit, Bexhet Kuçi.

Asamblisti i LDK-së, Selman Kolgeci tentoi të përplasej fizikisht me asamblistin nga radhët e PDK-së, Dardan Berisha, pasi kërcënimet që ia bëri nuk e ndalën atë.

Kolgeci ishte duke dhënë mendimin e tij lidhur me njërin nga komisionet e formuara në Kuvendin Komunal të Suharekës, por fjala e tij u ndërpre nga Berisha i PDK-së.

Përfaqësuesi i LDK-së kërcënoi disa herë Berishën, por ai përsëri nuk u ndal. Derisa Kolgeci vendosi që këtë debat ta zgjedh në një mënyrë tjetër.

“Dardan t’u kisha lut që të jetë hera e fundit që ju ndërhyni në këtë formë. Unë po të them që të jetë hera e fundit që ndërhyni në këtë formë. Provo ndërhy edhe njëherë e të kallxoj pastaj”, deklaroi Kolgeci.

Përkundër kërcënimit që mori, Berisha i PDK-së nuk u tërhoq nga fjala e tij, duke tensionuar edhe më shumë situatën.

Kolgeci vendosi të përplasej fizikisht me Berishën, por fatmirësisht që asamblistët e tjerë ndërhynë për ta qetësuar situatën.

Megjithatë, sharjet e fyerjet nuk munguan as gjatë kësaj kohe, ndërsa seanca u ndërpre për të dytën herë pas tensionimeve të njëpasnjëshme.

“A nuk je n’veti ti a. Majmuni nihere, majmun”, është dëgjuar të thotë Kolgeci i LDK-së.

Më i qetë nuk ishte as asamblisti i PDK-së, Dardan Berisha, i cili i tha se “të pres jashtë” për ta zgjedhur këtë çështje.

“Jo qe hajde jashtë po të pres”, tha Berisha derisa po largohej nga mbledhja e Kuvendit Komunal.

E gjithë kjo situatë është transmetuar direkt në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës.Për më shumë shikoni pamjet nga 1:44:24.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments