Nëse një grua pa shtetësi do të ketë fëmijë me dëftesa nga Maqedonia, ajo do të marrë shtetësinë, propozoi Zaevi

49

Kryeministri Zoran Zaev e tregoi njërin nga propozimet për Ligjin për shtetësi që do ta ofrojë nesër në takim.

Propozon, që nëse një grua e moshuar ka dy fëmijë, dhe që kanë dëftesa nga shkollat në Maqedoni, atëherë ajo do të mund të marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

“Konkretisht, sipas asaj që jam informuar. Për shembull. Nëse gruaja është e moshuar, kurse është bashkëqytetare e jona, nuk ka shtetësi, kurse ka dy fëmijë që kanë dëftesa, janë këtu fëmijët, kanë kaluar vite të tëra, do të thotë nga lindja. Do të thotë, duhen dëftesa, dokumente, dhe këto do të jenë dëshmi serioze dhe argument se asaj gruaje duhet t’i jepet shtetësia”, tha Zaevi, transmeton TV21.