4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeQëndrimi i Talat Xhaferit i pakuptimtë për LSDM & VMRO! “Marrëveshja paraprakisht...

Qëndrimi i Talat Xhaferit i pakuptimtë për LSDM & VMRO! “Marrëveshja paraprakisht është harmonizuar me BDI-në”

Pas deklaratës së Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se nuk mund të shtyhet regjistrimi pa ndryshim të Ligjit, me reagim dolën VMRO-DPMNE dhe LSDM.

 “Deklarata e z. Xhaferit, i cili vjen nga shumica parlamentare, megjithatë ia lëmë Qeverisë dhe shumicës parlamentare të gjejnë mënyrë për të zbatuar atë që është dakorduar. VMRO-DPMNE do të qëndrojë në atë që është dakorduar dhe ne do të japim kontributin tonë që të realizohet ky prolongim i regjistrimit dhe në këtë mënyrë t’i japim përparësi shëndetit, imunizimit dhe një regjistrimi më të sigurt pas disa muajve”, deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM me qëndrim se Ligji për prolongimin e regjistrimit duhet të hyjë në procedurë parlamentare si propozim i Qeverisë dhe kjo marrëveshje është arritur me partnerët më të mëdhenj të koalicionit që e formojnë shumicën, duke përfshirë edhe kryetarin e BDI, Ali Ahmeti. Procedurat gjithsesi do të harmonizohen edhe me kryetarin e Kuvendit.

 “Kryetari Xhaferi në përputhje me kompetencat e tija dhe në përputhje me Rregulloren do të veprojë ashtu siç duhet, ndërsa ne deputetët jemi këtu duke pasur parasysh se është arritur konsensus rreth kësaj çështje kyçe, besoj se kjo shpejt do të përfundohet”, theksoi Snezhana Kallevska Vançeva nga LSDM.

Marrëveshja për prolongimin e regjistrimit, me të cilën parashihet që regjistrimi i popullsisë të mbahet nga 5 deri më 30 shtator, u arrit dje në takimin e liderëve mes kryeministrit Zoran Zaev dhe shefit të partisë opozitare, Hristijan Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments