11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNënshkruhet marrëveshja për blerjen e vaksinave kineze

Nënshkruhet marrëveshja për blerjen e vaksinave kineze

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshjen për blerjen e 200 mijë vaksinave anticovid nga kompania farmaceutike kineze “Sinofarm” nga Kina. Vaksinat kineze anticovid do të arrijnë në aeroportin e Shkupit, megjithëse tani për tani nuk ka datë të caktuar se kur do të arrijnë, por theksohet se të njejtat do të arrijnë në muajin shkurt.

Me ardhjen e vaksinave kineze, do të fillojë procesi i imunizimit, përmes të cilit do të përfshihen 100 mijë qytetarë. Plani kombëtar i imunizimit tashmë është përshtatur. Vaksinimi do të kryhet përmes rrjetit ekzistues shëndetësor dhe pikave të vaksinimit.

Në nivel ditor pritet të vaksinohen dy mijë deri në 2.500 qytetarë. Për çdo qytetar që do të marrë dozën e parë do të rezervohet menjëherë dhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments