13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNegociatat, Blinken nuk i beson Rusisë: S’na intereson çfarë thotë, por çfarë...

Negociatat, Blinken nuk i beson Rusisë: S’na intereson çfarë thotë, por çfarë bën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas negociatave që u zhvilluan sot mes rusëve dhe ukrainasve dhe duket mosbesues. Blinken tha se nuk ka parë shenja që bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë po ecin përpara në një mënyrë efektive sepse, thekson ai SHBA nuk ka parë “shenja të seriozitetit të vërtetë” nga Rusia.

“Nuk na duhet çfarë thotë Rusia, por çfarë bën. Ne jemi të fokusuar në këtë të fundit”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm maroken Nasser Bourita.

Blinken paralajmëroi se Rusia duke thënë se do të reduktonte armiqësitë rreth Kievit dhe nisjen e tërheqjes së trupave mund të jetë mashtrim. “Mund të jetë një mjet me të cilin Rusia edhe një herë po përpiqet të devijojë dhe mashtrojë njerëzit që të mendojnë se nuk po bën atë që po bën”, tha kryediplomati amerikan, raporton CNN, përcjell abcnews.

Nëse ata disi besojnë se një përpjekje për të nënshtruar “vetëm”, ​​ pjesën lindore dhe pjesën jugore të Ukrainës mund të ketë sukses, atëherë edhe një herë ata po mashtrojnë thellësisht veten,” tha Blinken.

Blinken i bëri thirrje Rusisë që “t’i japë fund agresionit tani, të ndalojë së qëlluari, të tërheqë forcat e saj dhe sigurisht të përfshihet në bisedime”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments