2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeNë Tabanocë pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti

Në Tabanocë pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti

 Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata me intensitet mesatare në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit. Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanocë pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments