18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNë RMV u regjistrua një Bashkësi Fetare Selefiste, reagon BFI-ja

Në RMV u regjistrua një Bashkësi Fetare Selefiste, reagon BFI-ja

Bashkësia Fetare Islame, nëpërmjet një konference për media ka reaguar ndaj themelimit të të ashtuquajturës, Bashkësia Fetare Selefiste në Maqedoninë e Veriut.

Siç thuhet në konferencë, Bashkësia e re është regjistruar në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska.

“Ky akt është i turpshëm dhe shumë i dëmshëm për unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe si i tillë është tentim për paralelizëm të institucionit kushtetutar të Bashkësisë Fetare Islame”, kanë vlerësuar nga BFI në mbledhjen që e kanë mbajtur më 16 shkurt 2021 për themelimin e Bashkësisë së re” shprehen nga BFI.

Themelimin e kanë cilësuar edhe si të jashtëligjshëm, pasi siç vlerësojnë, Ligji nuk lejon që të themelohen dy Bashkësi Fetare.

Ndërkaq kanë ftuar besimtarët mysliman që të mos bien pre e manipulimeve nga bashkësia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments