Gara për Tetovën/ Teuta Arifi apo Vjollca Berisha, Florin Besimi apo Vullnet Ferati?

50

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen. Ndërkaq gara për Komunën e Tetovës është bërë e ashpër, raporton TetovaSot.

Kush do të udhëheqë me Tetovën katër vitet e ardhëshme, Teuta Arifi apo Vjollca Berisha, Florin Besimi apo Vullnet Ferati? Deri më tani këta janë emrat që mund të ballafaqohen me njëri tjetrin në zgjedhjet e ardhëshme.

Nëse BDI kandidon Teuta Arifin, kryetaren aktuale të Komunës së Tetovës, ASH-AA do të kandidojë Vjollca Berishën, e cila është kolege e Arifit në fushën e letërsisë.

Nëse BDI nxjerr Florim Besimin, ASH-AA do të kandidojë Vullnet Feratin, dy emra të cilët janë kolegë në fushën e mjekësisë.

ASH ka nisur të promovojë Vjollca Berishën kohën e fundit në media nga ana tjetër Teuta Arifi ka thënë se është e gatshme për një mandat të tretë.

Ndërsa mjekët vazhdojnë të luftojnë për të arritur simpati së pari në koluarët partiake. Ferati cdo ditë takohet me simpatizues të partisë, kurse Florin Besimi ka fituar simpatinë e Malësisë e më pas kthehet në qytet.

Ndryshe nga Besa përflitet Skender Seidi, ndërsa nga PDSH Sadi Bexheti.

Partitë maqedonase ende nuk janë deklaruar nëse do të nxjerrin kandidatë apo me cilën parti do të bashkëpunonjnë. Sipas formimit të qeverisë, LSDM mund të mbështesë kandidatin e BDI-së, nga ana tjetër, VMRO-ja opozitare kandidatin e ASH-AA-së./TetovaSot