5.2 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeTakimi Grubi, Carovska dhe Ademi, MASH-i asnjë shkrim?! Do të fshihen...

Takimi Grubi, Carovska dhe Ademi, MASH-i asnjë shkrim?! Do të fshihen mësimet skandaloze kundër shqiptarëve…aq lehtë !? (fakte plus krahasuese…)

Lajmi interaktiv

Shkurt e shqip.Takimi ka ndodhur sipas mediave te BDI-se te kontrolluara me siguri para ores 12 dhe nuk mohohet vizuelisht ja fakte …por perditsimi ne web faqen e MASH-t nuk ndodhi,per tema tjera aktivitete te MASH-it nga dita e sotme ka informata,,pse per kete takim nuk ka as nje informacion ? per nje teme jo serioze por perkundrazi jetike per historine e shqiptareve autokton ne Maqedonine Veriore dhe ….

Mila Carovska vertet eshte ne foto por duket pak se…paska ardhe me teper per te uruar hyrjen ne objekt te ri …kush e njeh Mila Carovsken dhe se me aq lehtesi .me njehere do abrogoje..per tu mosbesuar .. pra kush ka pasur pune , drejtperdrejte me institucionet qe udhehoqi edhe me pare si Ministria e Punes dhe Politikes Sociale duket ky muhabet si pralle per naten e mire …?!

Por se ZVKPRMV paska treguar “muskujt” mesojme nga web faqja Zhurnal.mk….kur do ndodhe largimi dhe afati nuk thuhet … ky problem vjen i percjelle qe nga vit i 2002 dhe aq lehte ..me teper ky lajm duket si konsum mediatik ditor ….inshalla jemi gabim

Ne realitet zyrtarisht deri ne ora 18 e enjte 18.02.2021 nuk duket perditsim ne institucion shume serioz dhe teme shume serioze pra ne web faqen e MASH-it se ka ndodhur gje nuk ka informacion .ja faktet ne dy gjuhe ne fillim ne gjuhen maqedonase

ne gjuhen shqipe
===============================================================================

===================================================

lajmi aktiv qe qarkullon

https://tv21.tv/takohen-grubi-carovska-dhe-ademi-do-te-fshihen-mesimet-skandaloze-kunder-shqiptareve/

Tekstet skandaloze të librave mësimore me të cilët ofendohet historia, kultura dhe vlerat e shqiptarëve por edhe të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, do të fshihen. Librat mësimore do të shqyrtohen dhe mësime të tilla nxënësit nuk do të mësojnë. Përparësi do të ketë libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme, i cili ditëve të fundit shkaktoi reagime të shumta. Këtë e kumtuan nga kabineti i zv/kryeministrit të parë dhe ministër për sistem politik, Artan Grubi i cili zhvilloi takim me ministren e arsimit Milla Carovska dhe ish ministrin, Arbër Ademi.

 “Sipas ligjit për libra mësimore për arsim fillor dhe të mesëm, duhet të shqyrtohen dhe të mënjanohen të gjitha parregullsitë brenda librave mësimore, veçanërisht në librin e gjeografisë për vitin e dytë të arsimit të mesëm, duke marrë parasysh se ka tekste dhe mësime që e ofendojnë kulturën, historinë dhe vlerat në përgjithësi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga kabineti i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Përndryshe, para disa ditësh në opinion publik kishte reagime pikërisht për këtë libër me tekste skandaloze. Për shembull, në faqen 100 të librit thuhet: “Ndër shqiptarët të sotëm të Maqedonisë ka edhe të tillë që konsiderojnë se janë autoktonë. Kryesisht bëhet fjalë për popullsi maqedonase e cila gjatë sundimit të turqve e ka pranuar islamin dhe gradualisht është shqiptarizuar. Ndër ta, ka edhe të tillë që kanë origjinë prej turqve, romëve dhe çerkezëve”.

Në faqen 104 të të njëjtit libër thuhet se vendosja e shqiptarëve në këto troje nuk është zhvilluar në mënyrë spontane.

“Vendosja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është zhvilluar në mënyrë spontane, por më së shumti në mënyrë të dhunshme, me plan, me ndihmën e pushtetit turk ose me ndihmën e agave dhe bejlerëve. Maqedonasit ishin dëbuar me metoda të ndryshme siç janë torturimi, vrasje dhe plaçkitje”.

Në faqen paraprake shkruan se gjatë Luftës së dytë botërore, Maqedonia perëndimore ishte  okupuar nga Shqipëria. Para disa ditësh Forumi rinor i ASH-së para Ministrisë së arsimit e dogji librin mësimor të

gjeografisë me arsyetim se i njëjti përhap propagandë dhe tekste fashiste. Kjo nuk është hera e parë që brenda librave të detektohen tekste që shkaktojnë urrejtje dhe diskriminim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments