Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës me ministrin për transport dhe lidhje Blagoja Boçvarski, Zv/ministrin Bekim Rexhepi, drejtorin e NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi si dhe deputetë të Tetovës, vizituan punët ndërtimore të cilat po kryhen për rikonstruimin e rrugës Goce Dellçev në një nga lagjet më të vjetra të Tetovës
Disa kohë më parë isha këtu në Tetovë dhe së bashku me kryetarin e komunës premtuam rindërtimin e dy rrugëve në qytet. Sot jemi përsëri këtu për ta mbajtur premtimin dhe jam shumë i lumtur që përmes këtyre aktiviteteve jemi duke punuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të Tetovës dhe vendbanimeve. Në thirrjen e parë, komuna mori pjesë me dy rrugë, përkatësisht rikonstruksionin e rrugës “Goce Delçev” me gjatësi 732 metra dhe vlerë prej 15.7 milion denarë si rikonstruksion i një pjese të rrugës “Goce Stojcevski” me vlerë 6 milion denarë. Sot jemi duke inspektuar rindërtimin e kësaj rruge Goce Delchev, shumë e rëndësishme për qytetarët e Tetovës, e cila ishte praktikisht kërkesa e tyre ”, tha Ministri Boçvarski
Komuan e Tetovës këtë projekt e fitoi në kuadër të thirrjes për rikonstruim të rrugëve në komuna ,projekte të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, të financuar me mjete të pakthyeshme të Bankës Botërore deklaroi Teuta Arifi.