Boçvarski jep lajmin e mirë: Jemi në fazat e para të studimit për rrugën Tetovë – Prizren

30

Jul 15,2021

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, Bllagoj Boçvarski, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me rikonstruimin e rrugëve lokale në të gjitha komunat e vendit.
Ai është pyetur edhe për projektin e shumë-përmendur, rrugën Tetovë – Prizren. Në lidhje me këtë Boçvarski, tha se për momentin Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke i bërë të gjitha parafazat dhe kur do të kenë parametra më të sakta, do të vazhdojnë me procedurat tjera.
“Për momentin jemi duke i bërë të gjitha parafazat dhe kur do të kemi parametra më të sakta rreth ndërtimit të rrugës Tetovë – Prizren, sa do të kushtojë, nëse do të jetë i leverdishëm dhe ku do të sigurohen financat, do të vazhdojmë me procedurat tjera”.
“Për ne si Qeveri, kyçe është që vlerësime pozitive të japin studimet për leverdi dhe për ndikimin ndaj ambientit jetësor që më pas të fillojmë me përpunimin e projektit bazë për lidhjen e Tetovës me Prizrenin. Por, derisa nuk kemi vlerësime pozitive nga studimet dhe parafazat e projektimit nuk do ta fillojmë përpunimin e projektit bazë. Ka zgjidhje ideore. Kemi biseduar edhe me Ministrinë për Transport të Kosovës për këtë çështje, që është e rëndësishme për dy rajonet”, deklaroi Boçvarski.
Ai shtoi se nëse realizohet ky projekt, do të ketë ndikim të madh në përmirësimin e komunikacionit në qytetin e Tetovës.
Ndryshe, rruga Tetovë – Prizren prej kohësh ka qenë pjesë e premtimeve gjatë fushatave zgjedhore nga partitë politike, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni.

https://ina-online.net/bocvarski-jep-lajmin-e-mire-jemi-ne-fazat-e-para-te-studimit-per-rrugen-tetove-prizren/