4.6 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeNë prag kampanje Ministri Blagoj Boçvarski dhe Kryetarja e Bashkisë Teuta Arifi...

Në prag kampanje Ministri Blagoj Boçvarski dhe Kryetarja e Bashkisë Teuta Arifi inspektojnë rindërtimin e Rrugës Goce Delçev në Tetovë

Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës me ministrin për transport dhe lidhje Blagoja Boçvarski, Zv/ministrin Bekim Rexhepi, drejtorin e NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi si dhe deputetë të Tetovës, vizituan punët ndërtimore të cilat po kryhen për rikonstruimin e rrugës Goce Dellçev në një nga lagjet më të vjetra të Tetovës

Disa kohë më parë isha këtu në Tetovë dhe së bashku me kryetarin e komunës premtuam rindërtimin e dy rrugëve në qytet. Sot jemi përsëri këtu për ta mbajtur premtimin dhe jam shumë i lumtur që përmes këtyre aktiviteteve jemi duke punuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të Tetovës dhe vendbanimeve. Në thirrjen e parë, komuna mori pjesë me dy rrugë, përkatësisht rikonstruksionin e rrugës “Goce Delçev” me gjatësi 732 metra dhe vlerë prej 15.7 milion denarë si rikonstruksion i një pjese të rrugës “Goce Stojcevski” me vlerë 6 milion denarë. Sot jemi duke inspektuar rindërtimin e kësaj rruge Goce Delchev, shumë e rëndësishme për qytetarët e Tetovës, e cila ishte praktikisht kërkesa e tyre ”, tha Ministri Boçvarski

Komuan e Tetovës këtë projekt e fitoi në kuadër të thirrjes për rikonstruim të rrugëve në komuna ,projekte të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, të financuar me mjete të pakthyeshme të Bankës Botërore deklaroi Teuta Arifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments