10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë mars nuk do të ketë harmonizim të pagave për sektorin publik?...

Në mars nuk do të ketë harmonizim të pagave për sektorin publik? Bytyqi premton uljen e pagave të funksionarëve

Ende nuk ka zgjidhje për uljen e pagave të funksionarëve, por kjo pritet të ndodhë deri në fund të muajit, këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi. Ai tha se paratë që do të mbeten do t’u jepen pensionistëve, studentëve dhe atyre që kanë nevojë më shumë se zyrtarët.

“Jo ende. Ministri i shoqërisë Informatike këto ditë nuk ishte në vend, mendoj se do të takohemi këtë javë, për të propozuar përfundimisht një zgjidhje,  mendoj se do të ketë një zgjidhje deri në fund të muajt nëntor sepse gjithsesi vijojnë ndryshime ligjore që duhet të kalojnë në Kuvend”, theksoi Fatmir Bytyqi, zëvendëkryeministër për Çështje Ekonomike.

Ndërsa ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska njoftoi se sipas metodologjisë së re në marrëveshjen e përgjithshme kolektive në shtator të vitit 2024 pritet të ketë rritje të pagave të të punësuarve në sektorin publik.

“Harmonizimi në mars, do ta shohim nëse do të bëhet, sepse nënshkrimi i marrëveshjes së përgjithshme kolektive ishte vendosja e metodologjisë së re, 10% që i morën të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në shtator të vitit 2024 edhe një harmonizim të pagave dhe në mars të vitit 2025 të fillojmë me llogaritjen e re të pagave, respektivisht koeficient të shumëzuar me pagën mesatare”, pohoi Jovnana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndryshe, autoritetet paralajmëruan se punohet në 7 ndryshime të ligjeve në mënyrë që të ulen pagat e 1260 funksionarëve, të cilët së fundmi kanë marrë rritje të pagave për 78%. Nga ana tjetër në mars të vitit 2024 paga minimale në vend do të bëhet 22.500 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments