8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNë “Krivollak” armatat e SHBA-së, Polonisë dhe të Maqedonisë së Veriut do...

Në “Krivollak” armatat e SHBA-së, Polonisë dhe të Maqedonisë së Veriut do të realizojnë stërvitje të përbashkët

Në periudhën prej 19 gushtit deri më 25 shtator, 170 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 10 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Polonisë nga përbërja e KFOR-it, me automjete, armatim, mjete dhe pajisje materiale-teknike do të realizojnë ushtrim, qitje dhe trajnim të përbashkët me pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të bëhet në Poligonin e Armatës “Krivollak”.

Këtë informacion sot në mbledhje e miratoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe solli Vendim për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të ekzekutimit të aktivitetit të ushtrimeve, informojnë nga pres-shërbimi i Qeverisë.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrat kanë sjellë vendim për dërgimin e 15 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në ushtrimin  “Combined Resolve XIV”në Republikën Federale të Gjermanisë, në periudhën prej 1 deri 29 shtator, si dhe Vendim për dërgimin e 15 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në ushtrimin “CARPATHIAN EAGLE“ në Republikën e Rumanisë, në periudhën prej 14 deri në 27 shtator.

Qeveria në mbledhje ka sjellë vendim për mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore dhe për kompensimin e shpenzimeve për shfrytëzim të shërbimeve shëndetësore në Qendrën Ushtarake Mjekësore dhe në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të pjesëtarëve të Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore SEEBRIG (SOUTH EAST EUROPE BRIGADE – SEEBRIG).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments